Prindërit e harrojnë në makinë, humb jetën 2-vjeçarja nga temperaturat e larta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Jersey, ku një vajzë dy vjeçare ka ndërruar jetë.

Një vajzë në moshën 2-vjeçare ka humbur jetën pasi prindërit e harruar në makinë.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në New Jersey, ku prindërit e lanë vajzën brenda makinës për shtatë orë, dhe ajo nuk mund të përballonte dot temperaturat e larta të krijuara.

Sipas DailyMail, makina ka qenë e parkuar në rrugë, pranë shtëpisë së familjes.

Fëmija u gjet nga një fqinj i familjes, i cili thirri ambulancën, raportojnë mediat e huaja.

 Fatkeqësisht, vogëlushja pësoi arrest kardiak dhe u tentua metoda “CPR”, por ishte tepër vonë.