Tragjike! Polici qëllon për vdekje 20-vjeçarin, i riu po qëndronte i shtrirë në shtrat (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një oficer ka qëlluar për vdekje një afro-amerikan 20-vjeç.
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e vendosura në uniformat e zyrtarëve policorë, ndërkohë video u publikua në një konferencë që u zhvillua pas vrasjes së të riut.
Siç shihet në video, policia shkon në shtëpinë e të riut ndërkohë është qeni që gjen dhomën ku ndodhej 20-vjeçari.
Në momentin që policia ka hyrë në dhomën e tij ai është ngritur me duart lartë, ndërkohë policia sipas asaj që raportohet ka qëlluar mbi të riun duke e lënë të vdekur në vend.
Zëdhënësja e policisë, Elaine Bryant, ka thënë në konferencën për media se polici Ricky Anderson ka shtënë me revole, pasi i është dukur që Leëis (20-vjeçari) mbante në dorën e ngritur revole.
Ajo shtoi se më vonë në shtratin e tij është gjetur një pajisje që e ka përshkruar si cigare elektrike, dhe pranë trupit të pajetë nuk ka pasur kurrfarë armë zjarri.
E derisa të përfundojnë hetimet, polici 30-vjeç është larguar nga puna.
