Ministrat e Jashtëm të BE-së bien dakord të pezullojnë marrëveshjen ruse për vizat
Ministrat e jashtëm të BE-së kanë rënë dakord të pezullojnë një marrëveshje për lehtësimin e vizave të vitit 2007 me Rusinë lidhur me luftën e vendit në Ukrainë, njoftoi të mërkurën kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.
"Kjo do të reduktojë ndjeshëm numrin e vizave të reja të lëshuara nga vendet anëtare të BE. Do të jetë më e vështirë, do të zgjasë më shumë," tha Borell në fund të një takimi dy-ditor të ministrave të jashtëm në Pragë.
Ai tha gjithashtu se kishte pasur një rritje të konsiderueshme në kalimet kufitare nga Rusia në shtetet fqinje që nga mesi i korrikut.
“Ky është bërë një rrezik sigurie për këto shtete fqinje”, shtoi Borrell. "Përveç kësaj, ne kemi parë shumë rusë që udhëtonin për t'u çlodhur dhe për të bërë pazar sikur të mos kishte luftë në Ukrainë."
Masa është krijuar për të parandaluar "blerjen e vizave" nga aplikantët rusë që kërkojnë hyrje më të lehtë në Bashkimin Evropian përmes vendeve anëtare me rregulla më të lehta, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së.
