Porosia e fundit e Gorbaçovit: Uluni në bisedime ShBA-Rusi-BE, ose do shkoni në luftë bërthamore
Uluni në bisedime, pa parakushte, pa frikën se do të humbni fytyrën, ishte apeli i Gorbaçovit për situatën e tensionuar mes Rusisë me Amerikën dhe Evropën. Aq sa bëri fajtore Evropën dhe Amerikën, po ashtu kritikonte edhe vendin e tij. Duhet të shohim drejt së ardhmes, ose na pret një luftë bërthamore, tha Gorbaçovi, ish-udhëheqësi rus, ngjashëm siç këshillon mjeshtri i diplomacisë Kissinger.
Ish-lideri i Bashkimit Sovjetik Mikail Gorbaçov u nda nga jeta këtë fillimjavë, në moshën 91-vjeçare.
Personaliteti i tij politik është kompleks, teksa mesazhet që ka dhënë që pas rrëzimit të komunizmit janë për një detantë mes superfuqive.
I cilësuar si arkitekti i rrëzimit të komunizmit në mënyrë paqësore, Perëndimi e respekton si njeriu që rrëzoi Murin e Berlinit për t’i sjellë lirinë Evropës.
Por pikërisht kjo linjë, ku Evropa hyri nën sferën e influencës amerikane, është goditur sot nga pasardhësi i tij Vladimir Putin.
Analistët thonë se Rusia ka kaluar nga një vend që kërkonte detantë mes palëve, në një vend që provokon luftë masive në botë.
Më herët, apeli i Gorbaçovit, që sot e përkujtojnë gjithë liderët botërorë, është se situata botërore po bëhej e rrezikshme.
Ai do të fliste për një përplasje të fortë Amerikë-Rusi që me pushtimin e Krimesë nga Rusia.
Vendet po shkojnë në përplasje të fortë, Amerika duke tentuar të zgjerojë hegjemoninë e saj dhe Kremlini që e ka vijë të kuqe Ukrainën, tha Gorbaçovi pak vjet më parë.
Gorbaçovi ka paralajmëruar për një luftë bërthamore shpeshherë përpara se të ndahej nga jeta.
"Situata në Evropë dhe në botë është jashtëzakonisht alarmante. Rusia dhe SHBA-të, si edhe Rusia me BE-në, duhet që të zhvillojnë bisedime "pa parakushte" dhe pa frikë se "do të humbasin fytyrën".
“Ne duhet të mendojmë për të ardhmen”, shkroi ish-udhëheqësi pak kohë përpara se të ndahej nga jeta.
