I ranë mbi trup drurët e shilarëses, humb jetën 12-vjeçarja në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur sot (31 Gusht) në provincën e L’Aquila, në Itali, ku ka humbur jetën një vajzë 12-vjeçare. 

Nga informacionet e para, vogëlushja është goditur nga drurët mbajtës të shilarëses, që i ranë sipër ndërsa ajo po lozte.

 Një mjek i cili dha ndihmën e parë tha se edhe pse vajza e dërgua menjëherë në spital nuk ia arriti të mbijetonte.

Në vendngjarje edhe Karabinierët e kompanisë Avezzano dhe agjentët e Policisë Vendore Marsica.