Qendra e djathtë italiane është garancia për Evropën: Weber në Romë i mbyll gojën së majtës

"Qendra e djathtë italiane është garancia për Europën, ndërsa e majta nuk ka ide stabiliteti për vendin", ka deklaruar Mafred Weber, kreu i Partisë Popullore Europiane i cili ndodhet prej dy ditësh në Romë në një vizitë politike në mbështetje të fushatës elektorale të Partisë Forza Italia me lider ish kryeministrin Silvio Berlusconi.

Ai është takuar me korrespondentët e mediave të huaja në Romë, mes të cilëve dhe RTV Ora e Ora News e ka shprehur përkrahjen e plotë ndaj programit elektoral e axhendën politike të së djathtës italiane që sipas tij "është garancia për Europën".

Fjalët e tij shuajnë sulmit politik të së majtës italiane që në këtë prag zgjedhjesh të parakohshme të 25 shtatorit, flamurizojnë rrezikun që e djathta italiane sjell për stabilitetin brenda Bashkimit Europiane.

Kreu i PPE i cili sot do të takoj liderin e Forza Italia, Silvio Berlusconi, deklaroj se "ndodhet në Romë për të mbështetura aleatët e Partisë Popullore Europiane. Italia, tha ai ka nevojë për stabilitet, dhe e majta italiane nuk përcjell ide në këtë drejtim-"

Manfred Ëeber u shpreh qartë se qendra e djathtë italiane është gati të qeverisë e bashkuar e se ka në ekipin e saj njerëz me eksperiencë drejtuese. 

"E Forca Italia është një parti me eksperiencë", tha ai.

Fjalët e kreut të PPE ishin një referim i qartë për Antonio Tajanin, ish kryetarin e Parlamentit Europian e krahu i djathtë i Silvio Berlusconit, i cili e shoqëronte në këtë takim me gazetarët e mediave të huaja.

Një interes pati nga gazetarët, se cili do të ishte qëndrimi i ardhshëm i së djathtës italiane e në veçanti i Forza Italia ndaj luftës Rusi-Ukrainë. Është e kuptueshme se gjithçka orientohej mes miqësisë së hershme mes Silvio Berlusconit e Vladimir Putin i cili shumë herë në të shkuarën ka qenë i ftuar privatisht në Itali nga ish kryeministri italian.

Antono Tajani, qartë e prerë u shpreh se "Forza Italia është në anën e Europës, në anën e NATO-s e në anën e SHBA".

"Kemi votuar në Parlament, tha ai kundër sulmit të Rusisë në Ukrainë e për ne është një dhunim i së drejtës ndërkombëtare".

Referuar së shkuarës ish kryetari i PE, tha se "gjërat sot një ndryshe. Në 2002, Berlusconi u përpoq të afronte Rusinë me SHBA, Rusinë me perëndimin:"

Një nga temat më të nxehta të arenës ndërkombëtar e të kësaj fushate elektorale është kriza energjitike e zgjidhja që çdo forcë politike italiane ofron me programin e tyre për të ardhmen.

Për Forza Italia "zgjidhja duhet të jetë në nivel europian, Europa duhet të jetë e bashkuar siç qe dhe gjatë emergjencës pandemike. Sanksionet godasin në veçanti Gjermaninë, Italinë e Poloninë e vendosja e një çatie në çmimin e gazit është drejtimi i duhur e zgjidhja e mjaft problemeve."