Zbulimet e reja mbi 100 dokumente të klasifikuara
Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka bërë me dije se ka pasur pengesa për hetimin e qeverisë ndaj ish presidenit Donald Trump. Zyrtarët bënë me dije ndalimin e kontrollit në një dhomë magazinimi në rezidencën e zotit Trump në Mar-a-Lago teksa në zbulimet e reja të FBI-së dolën më shumë se 100 dokumente të klasifikuara, dyfishi I deklaruar nga avokatët e ish presidentit.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump mund të ketë fshehur dokumente gjatë një kontrolli të FBI-së në pronën e tij në qershor. Sipas zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë, në një dosje gjyqësore ka të ngjarë që u bënë përpjekje për të penguar hetimin e qeverisë.
Ata pretenduan se agjentët ishin "të ndaluar në mënyrë eksplicite" të kontrollonin një dhomë magazinimi në rezidencën e zotit Trump në Mar-a-Lago.
Regjistrimi I Departamentit erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së zotit Trump për një shqyrtim të pavarur të materialeve të sekuestruara nga shtëpia e tij, Mar-a-Lago. Por ajo shkoi përtej kësaj, duke paraqitur pamjen më të qartë të përpjekjeve të departamentit për të tërhequr dokumentet përpara se të ndërmerrte hapin e jashtëzakonshëm të kontrollit të pronës private të një ish-presidenti më 8 gusht.
Në të, shefi i kundërzbulimit të Departamentit të Drejtësisë, Jay Bratt, tha se FBI ishte në gjendje të rimarrë një numër dokumentesh të klasifikuara që ekipi i Trump nuk i kishte dorëzuar, pavarësisht kërkesave të mëparshme.
Ndër zbulimet e reja në dosjen prej 36 faqesh kontrolli nxori tre dokumente të klasifikuara në tavolinat brenda zyrës së zotit Trump, me më shumë se 100 dokumente në 13 kuti me shenja klasifikimi në rezidencë.
Ky ishte dyfishi i numrit të dokumenteve të klasifikuara që avokatët e ish-presidentit dorëzuan vullnetarisht teksa u betuan se kishin kthyer të gjithë materialin e kërkuar nga qeveria. Dosja prej 54 faqesh u publikua të martën, përpara seancës gjyqësore të enjten.

