Lufta me domate në Spanjë! “Tomatina” rikthehet pas dy vitesh pandemi

Mijëra të ftuar hodhën rreth 130 ton domate të pjekura mbi njëri-tjetrin të mërkurën në qytetin lindor spanjoll të Bunol, ndërsa festivali "Tomatina" festoi edicionin e tij të 75-të pas dy vitesh pauzë për shkak të pandemisë.

Lufta me domate filloi në mesditë kur gjashtë kamionë të ngarkuar me domate kaluan nëpër rrugën kryesore, duke shpërndarë 'predha' të njoma për një orë, ndërsa pjesëmarrësit në festë i hodhën dhe mbuluan njëri-tjetrin me lëng të kuq.

Lufta me domate në Spanjë! “Tomatina” rikthehet pas dy

Festivali, i cilësuar si "lufta më e madhe e ushqimit në botë",  tërheq mjaft të huaj veçanërisht nga Australia, Britania, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Por këtë vit vetëm 15,000 nga 20,000 biletat e disponueshme u shitën për shkak se shumë pak aziatikë mundën të udhëtonin për shkak të kufizimeve të vazhdueshme të udhëtimit Covid-19.

Thuhet se Tomatina e ka origjinën nga një përplasje spontane mes fshatarëve në vitin 1945.

Lufta me domate në Spanjë! “Tomatina” rikthehet pas dy

Ai u ndalua për një kohë gjatë viteve 1950 në kulmin e diktaturës së gjeneralit Francisco Franco, por mbijetoi për të fituar popullaritet në të gjithë Spanjën në vitet 1980 dhe sot tërheq turma të mëdha vizitorësh nga jashtë, si dhe spanjollë.

Pothuajse një dekadë më parë, organizatorëve iu desh të kufizonin kapacitetin dhe filluan të shisnin bileta, pasi festivali ishte i tejmbushur me njerëz.