Krimineli më i kërkuar amerikan kapet në El Salvador

Një ish-marins amerikan i cili kishte shpërblimin më të lartë ndonjëherë për një objektiv të Marshallëve të SHBA është kapur në El Salvador.

Raymond 'RJ' McLeod ka qenë një nga njerëzit më të kërkuar për rolin e tij të dyshuar në vdekjen e të dashurës, Krystal Mitchell në 2016.

Në arrati për disa vite, Marshallët e SHBA-së e shtuan atë në listën e tyre të 15 kriminelëve më të kërkuar dhe vendosën një shpërblim prej 50,000 dollarësh për informacione që çonte në arrestimin e tij.

Kjo është dyfishi i shumës normale pasi pothuajse të gjithë të tjerët në listë kanë një shpërblim prej 25,000 dollarësh për njerëzit që japin informacion që çon në arrestimin e tyre.

Vetëm Lester Eubanks, i cili ka qenë në arrati që nga viti 1973, ndan shpërblimin e McLeod prej 50,000 dollarësh.

Krystal Mitchell u gjet e vdekur më 10 qershor 2016, në një apartament ku ajo kishte qëndruar me McLeod dhe detektivët gjetën shenja të një përleshje në vendngjarje.

Hera e fundit që ajo u pa e gjallë ishte me të dashurin e saj McLeod, dhe ish-marinasi amerikan u shpall i kërkuar në lidhje me vdekjen e saj.

McLeod u gjurmua përmes Meksikës, Guatemalës dhe Belizes, por hetuesit humbën gjurmët e vendndodhjes së tij pas vitit 2018.

Megjithatë, ai u gjet dhe u arrestua pasi autoritetet morën një informacion se ai jetonte në qytetin Sonsonate të El Salvadorit dhe jepte gjuhën angleze atje.

I arrestuar rreth orës 16:30 me orën lokale të hënën (29 gusht), ai do të kthehet në SHBA për të dalë në gjyq për vrasjen e Krystal Mitchell.