Rreth 1 milion rusë kanë hyrë në BE që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Pothuajse 1 milion qytetarë rusë kanë hyrë në Bashkimin Evropian në gjashtë muajt që kur vendi i tyre pushtoi Ukrainën, tha të enjten agjencia kufitare e BE-së, Frontex.

Gjithsej 998,085 mbajtës të pasaportave ruse hynë në BE nga dita e pushtimit më 24 shkurt deri më 22 gusht, tha një zëdhënës i Frontex për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.

Ndërkohë, rreth 7.7 milionë qytetarë ukrainas hynë në BE dhe 4.7 milionë u kthyen në atdheun e tyre pas pushtimit rus, tha Frontex në fillim të këtij muaji, raportoi Moscow Times .

Të dhënat vijnë ndërsa BE debaton një ndalim të vizave për turistët rusë që është mbështetur publikisht nga Finlanda, Republika Çeke dhe Estonia.

Letonia, Lituania dhe Polonia ndaluan lëshimin e vizave të reja turistike për rusët pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Nga ana tjetër, Estonia ka ndaluar hyrjen e rusëve që tashmë kanë marrë viza dhe Finlanda ka premtuar se do të ulë numrin e aplikimeve për viza turistike ruse me 90% duke filluar nga 1 shtatori.

Si një kompromis, qeveria çeke thuhet se pritet të propozojë futjen e kostove më të larta dhe kohën e përpunimit për vizat e hyrjes afatshkurtra për rusët dhe bjellorusët në një takim të BE javën e ardhshme.

Komisioni Evropian tha se aplikimet për viza ruse duhet të vlerësohen individualisht.