14-vjeçarja vdiq pas operacionit bypass-it të stomakut, prindërit kërkojnë dëmshpërblim prej 5.6 mln euro
Kanë kaluar tashmë 14 muaj nga dita kur u bë i ditur lajmi për humbjen e 14-vjeçares pas operacionit bajpas gastrik në Selanik. Tani prindërit e saj kanë ngritur padi kundër klinikës dhe mjekes së akuzuar dhe kërkojnë 5.600.000 euro dëmshpërblim për vdekjen e vajzës së tyre të mitur.
Ishin komentet kritike për peshën e saj që çuan të miturën për t’iu nënshtruar operacionit, i cili për fat të keq rezultoi fatal për jetën e saj.
Që atëherë, prindërit e saj janë përpjekur të gjejnë drejtësi për vdekjen e të vajzës së tyre, që sipas asaj që raportojnë mediat thuhet se vdiq nga shoku septik.
Njëkohësisht, ekspertët mjeko-ligjorë raportojnë se mjekët kanë përgjegjësi për vdekjen e të miturës, pasi një operacion i tillë nuk lejohet t’u bëhet personave nën 18 vjeç.
