Itali, dëgjon rënkime teksa po shkonte në punë, infermjerja gjen foshnjen e braktisur në një kuti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2022, 10:48
Një vajzë e vogël u braktis pranë spitalit San Gerardo në Monza të Italisë.
Vajza e vogël u gjet nga një infermiere në një kuti të vendosur në cofano (pjesën e përparme të makinës).
Gruaja njoftoi menjëherë agjentët e Komisariatit të Policisë në Monza.
Në orën 5.20 infermierja teksa po shkonte në punë ka dëgjuar rënkime. Ajo gjeti vajzën e mbështjellë me një batanije brenda kutisë.
Tani agjentët po hetojnë për të gjetur nënën.
