Maye Musk: Kur shkoj të shoh Elon, fle në garazh

Maye Musk është një personazh i famshëm, jo vetëm sepse solli në botë një nga burrat më të famshëm dhe më të përfolur në planet. Elegante, krenare pa botoks, në moshën 74-vjeçare është thirrur të pozojë në të gjithë botën. Autobiografia e saj, e publikuar në vitin 2019, është përkthyer në 30 gjuhë dhe është shfaqur me rroba banje në kopertinën e Sports Illustrated Swimsuit në maj.

Gjatë javës së modës në Paris, ajo ishte ambasadorja e bukurisë e Dior, dhe aty ishte një reportere për Timesai e takoi atë për një profil të gjatë në edicionin e së dielës të gazetës londineze. "Më punësojnë për rrudhat e mia, thotë ajo menjëherë, askush nuk më ka kërkuar kurrë të ndryshoj". 

E drejtpërdrejtë dhe e mprehtë, tema e saj e preferuar gjatë gjithë intervistës mbetet djali i saj Elon (pavarësisht vlerësimit të madh edhe për dy të tjerët, Kimbal dhe Tosca). Që në moshë të re e quajti atë "Djaloshi Gjenial" : "Ai ishte gjithmonë i synuar për të përvetësuar informacionin, ne mund ta pyesnim për çdo gjë. Dhe kjo ishte përpara internetit. Mendoj se tani mund ta quajmë internet.' Jeta për Maye dhe fëmijët e saj nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. 

Edhe pse Elon  ka një pasuri me 270 miliardë dollarët e tij që e bëjnë njeriun më të pasur në botë, nuk është shumë i tërhequr pas të mirave  materiale dhe jeton në një banesë modest në Boca Chica, lagje në e SpaceX në Teksas.

“Kështu që kur të shkojë ta shohë, Më duhet të fle në garazh. Nuk mund të kesh një shtëpi luksoze pranë një vendi të lëshimit të raketave", u shpreh nëna e tij.  

Maye pretendon se nuk ndërhyn në vendimet e fëmijëve të saj (dhe për fat, ajo rrëfen se nuk donte që Musk të ndërtonte një makinë elektrike dhe raketa).

Llogaria e saj në Twitter, mbi 780,000 ndjekës, është plot me hashtag #proudmom, proud mom. 

Për mospërmbajtjen verbale të djalit të madh, ai shprehet: "Ai ka një sens humori të çuditshëm dhe jo gjithmonë e kupton se dikush mund të mos e pëlqejë ose ta kuptojë". Nëse djali pak nervoz ia doli, thotë ajo, është edhe falë vëllait të tij: "Shumë gjeni përfundojnë në një bodrum duke bërë gjeni, por pa e zbatuar atë gjeni"./corrier/