Mijëra besimtarë hindu festojnë “Ganesh Chaturthi” në Mumbai
Nisin festimet 11 ditore për festivalin më të madh fetar të Indisë. Festa rikthehet pas 2 vitesh ndërprerje për shkak të pandemisë. Mijëra besimtarë hindu në rrugët e qytetit bregdetar të Mumbait, adhurojnë Zotin Ganesha që simbolizon çdo fillim të ri.
Rikthehet pas dy vitesh ndërprerje për shkak të covidit një nga festivalet më të medha fetare të Indisë, I njohur ndryshe si “Ganesh Chaturthi”. Festivali tërheq dhjetëra mijëra besimtarë hindu në rrugët përgjatë megaqytetit bregdetar të Mumbait. Kjo festë nënkupton ardhjen e Zotit Ganesha në tokë dhe përfshin një sërë ritualesh. Sipas traditave të hinduizmit, Zoti Ganesha është gjithmonë Zoti i parë që të gjithë e adhurojnë për çdo fillim të ri.
Përgatitjet fillojnë muaj përpara ndërsa punëtorët vendas shihen teksa i japin dorën e fundit statujave shumëkatëshe të perëndisë së elefantit Ganesha. Krijuesi i idhujve për katër dekada Bharat Masurkar shpjegon teksa qendron ulur mes dhjetëra statujave prej balte.
“Këtë vit, puna është kthyer me emocione”, tha 59-vjeçari. "Biznesi ishte i tmerrshëm për dy vjet."
Idhujt gjigantë ndërtohen me një material të qëndrueshëm dhe të lehtë, e quajtur ndryshe suva e Parisit, që i lejon ata të transportohen lehtësisht përmes rrugës. Edhe njerëzit sjellin idhuj të vegjël balte nga shtëpitë e tyre. Priftërinjtë këndojnë mantra vedike dhe bhajanë të shenjtë gjatë gjithë ditës, duke krijuar një atmosferë të devotshme.
Festivali arrin kulmin me procesionet tradicionale duke futur në ujë perënditë e elefantëve, kryesisht në Detin Arabik. Por, festivali ka sjellë edhe kundërshtimin e ambientalistve të cilët kanë vënë në pah rrezikun e ndojtjes së mjedisit nga materialet e statujave, duke sugjeruar material ekologjike.
Fesrimet për Festivalin “Ganesh Chaturthi” në Indi do të zgjasin plot 11 ditë.