Burri hyn t'i vjedhë këlyshët, luani e shqyen. Mbyllet kopshti zoologjik

Autoritetet në Ghana po hetojnë vdekjen e një burri i cili u sulmua nga luani në kopshtin zoologjik të kryeqytetit Accra.

Burri humbi jetën nga plagët e shkaktuara nga sulmi i luanit thanë zyrtarët duke sqaruar se ngjarja ndodhi të dielën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Autoritetet dyshojnë se burri mund të kishte planifikuar vjedhjen e dy këlyshëve luanë të bardhë të cilët ishin kthyer në atraksion prej nëntorit të kaluar kur dhe kishin lindur.

Viktima është dërguar në morg, ndërkohë që kopshti zoologjik u mbyll për publikun pas ngjarjes shokuese.

Policia po heton si burri kishte arritur të hynte në kafazin e luanëve dhe rrethanat e sulmit, informon BBC.