Papa mesazh Koresë së Veriut për tensionet në rajon, Kreu i Vatikanit kërkon të shkojë në Phenianin

Kreu i Vatikanit po tenton të ndërmjetësoje pre sheshimin e tensioneve mes Koresë se Veriut dhe asaj të Jugut pas influencës së SHBA në rajon. Papa  i bëri thirrje publike Penianit ta ftojë për një vizite me synim vëllazërimin, siç u shpreh ai.

Papa synon të vizitojë Korenë e Veriut në një kohë kur marrëdhëniet mes Seulit dhe Phenjanit po acarohen edhe me shume me stërvitjen e fundit SHBA-Kore e  jugut dhe pas vizitës së Nensi Pelosit në rajon.

Ati i shenjte iu bëri lutje publike autoriteteve të vendit komunist ta ftojnë atë për vizitë në Penian.

Për një media koreanojugore ai tha se: Kur ata më ftojnë –edhe madje po e them, ju lutem më ftoni – nuk do të them jo! Qëllimi është thjesht vëllazërimi.

Një vizitë e tillë ishte përfolur edhe në 2018 kur ish presidenti i Jugut Moon Jea-in, nisi bisedimet për një raund diplomatike më liderin e Veriut, Kim Jong Un.

Papa u shpreh se është momenti për të punuar për paqen dhe se ai vetë nuk do ta refuzonte një mundësi të tillë, gjithmonë nëse do të ketë një ftesë zyrtare.

Pheniani ka shkëputur në masë të madhe kontaktet me Seulin, kryesisht pas dështimit të samitit të dytë mes të Kimit dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump më 2019, por edhe pas ardhjes së presidentit të ri në Seul, Yoon Suk-yeol.

Ky i fundit ofroi ndihmë ekonomikë në këmbim të mos vazhdimit të demontimeve, por Kim e hodhi poshtë diçka të tillë.

Koreja Veriore ka kryer teste të rregullta raketash gjatë viteve, ndërsa Seuli në bashkëpunim më SHBA po kryejnë stërvitje ushtarake në Kufi më Kinën, të cilat do të vazhdojnë deri më 1 Shtator.

Pjesë e testimeve të Phenjanit gjatë këtij vitit është edhe raketa balistike interkontinentale me rreze të gjatë veprimi, megjithëse rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia ka ndaluar testimet e raketave balistike apo testime tjera bërthamore.