Planifikonin grusht shteti, arrestohen bashkëpunëtorët e presidentit brazilian

Një aksion policisë federale braziliane ka trazuar jetën politike në vendin amerikano-jugor, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të cilat do të mbahen në tetor.

Disa prej bashkëpunorëve të Presidentit aktual Zhair Bolsonaro, janë vënë nën akuzë për ‘grusht shteti’ në rast se ky i fundit do të humbiste zgjedhjet.

Policia federale braziliane ka bastisur ambientet e disa biznesmenëve të shquar, përkrahës të Presidentit Zhair Bolsonaro. Ata dyshohen se kanë shkëmbyer mesazhe që mbështesin një grusht shteti në vendin amerikano-jugor, në rast të humbjes së Bolsonaros në zgjedhjet që do të mbahen në tetor.

Bastisja erdhi disa ditë pas mesazheve të zbuluara, të cilat tregonin se grupi po planifikonte të mbante pushtin me dhunë nëse lideri i ekstremit të djathtë përfundon duke i humbur këto zgjedhje.

Sipas mediave vendase, kontrollet u urdhëruan nga Ministri i Gjykatës së Lartë Federale, Alexandre de Moraes, i cili njëkohësisht është edhe president i Gjykatës së Lartë Zgjedhore.

Nga ato se çfarë raportohet deri më tani, biznesmenët po hetohen për shkëmbimin e mesazheve në aplikacionin e komunikimit ‘WhatsApp’, në të cilën ata dyshohet se thonin se një "grusht shteti" do të ishte më mirë se rikthimi në pushtet i ish-presidentit Luiz Lula da Silva.

Autoritetet të cilët po hetojnë rreth ngjarjes, po përpiqen të përcaktojnë, nëse ata mund të jenë bashkuar ose jo, për të "planifikuar dhe mbështetur përpjekjet e ardhshme për të thyer sundimin demokratik të ligjit", një krim që i cili vërtetohet, parashikon një dënim nga 4 deri në 8 vjet burg sipas Kodit Penal në Brazil, për bashkëpunëtorët e presidentit.