E pabesueshme/ Hajdutët futen në shtëpi, vjedhin kompjuterë dhe bizhuteri më pas ia shtrojnë me ushqim dhe verë
Disa hajdutë hynë në një shtëpi, vodhën bizhuteritë, kompjuterin dhe monedhat e koleksionit, teksa të zotët e shtëpisë ndodheshin me pushime.
Pasi kanë vjedhur janë ulur në kuzhinë kanë ngrënë, kanë pirë verë dhe më pas kanë ikur, sipas asaj që raportojnë mediat.
Ngjarja ka ndodhur në Torre Boldone, në provincën e Bergamo.
Ndërkohë dy bashkëshortët për mediat e huaja, kanë rrëfyer tmerrin që përjetuan në kur u kthyen në shtëpi dhe panë që gjithçka ishte kthyer përmbys.
“Kemi shkuar rreth dhjetë ditë dhe jemi kthyer më 16 gusht. Kur hapa derën e banesës pata frikë, ishte e gjitha përmbys, kush kishte hyrë kishte parë brenda çdo sirtari dhe në dollapët”, u shpreh gruaja.
“Sigurisht që kam denoncuar gjithçka te karabinierët dhe me sa di, ka pasur edhe vjedhje të tjera në zonë, aq sa dikush ka vendosur një copë letër në derën e përparme të pallatit me shkrimin: Kujdes. hajdutët në aksion". Përveç frikës ka qenë edhe dëmi. Hajdutët i morën kompjuterin e kompanisë ku punoj, disa bizhuteri ari dhe metali dhe disa monedha koleksioni të partnerit tim. E gjithë kjo do të kishte një vlerë rreth 3 mijë euro. Hajdutët kanë dëmtuar dhe xhamat.”- tha ajo.
