Kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, vriten tre persona në protestë

Tre persona janë vrarë nga plumbat në protestat në Haiti, ku qytetarët kërkojnë, dorëheqjen e kryeministrit Ariel Henri. 

Që nga e hëna, sipas mediave greke, postblloqe janë vendosur në rrugët kryesore të Haitit jugor dhe transporti publik e dyqanet kanë ndaluar funksionimin. Protestuesit ankohen kryesisht për mungesë karburanti dhe pasiguri.


Sipas asaj që raportohet, një protestues u vra të hënën në kryeqytetin Port-au-Prince nga sulmues të panjohur që hapën zjarr ndaj turmës.

Sakaq, në Haitin jugor, dy persona u vranë të martën ndërsa forcat e sigurisë u përpoqën të heqin bllokimin e një rruge që të çon në një aeroport, tha një zyrtar i policisë, duke mohuar çdo përgjegjësi për vdekjet.