Francë-Angli përplasen për ujërat e zezë, derdhja në det ndot plazhet

Tre eurodeputetë francezë akuzuan autoritet e mbretërisë së bashkuar se po rrezikojnë jetën detare, por edhe të njerëzve duke lejuar derdhjen e ujërave të zeza të papërpunuara në brigjet në franceze, konkretisht në Detin e Veriut.

Paralajmërimet për ndotjen erdhën pas disa ditëve me reshje të dendura, ku për pasojë ujërat e zeza u derdhën në lumenj e det, duke ndotur të paktën 5 plazhe në Angli dhe Uells.

Kompanitë britanike të ujit u shprehën se po investojnë në zgjidhjen e problemit, por sipas Francës e gjithë kjo sjellje është neglizhencë , e cila erdhi pas largimit të MB nga Bashkimi Evropian.

Në një letër drejtuar mbretërisë së bashkuar eurodeputetët e presidentit Emmanuel Macron, kërkuan angazhime serioze ose në të kundër Komisioni Evropian duhet të ndëshkojë me anë të ligjit.

Derdhja e tyre në kanalin dhe detin e veriut po rrezikon biodiversitetin, peshimin dhe kultivimin e butakëve.

Vetë firma e cila përfaqëson industrinë e ujit në Mbretërinë e Bashkuar, Water UK, ka pranuar se duhet një ndërhyrje emergjente dhe se janë planifikuar të investohen me shumë se 3 miliardë paund.

Moti i nxehtë i kohëve të fundit ka rritur rrezikun e përmbytjeve, pasi toka e thatë nuk është në gjendje të thithë shpejt ujin.