Rritet kërkesa për kredi, por dhe norma e interesit, INSTAT publikon shifrat

Banka e Shqipërisë është treguar edhe një herë optimiste për rritjen e ekonomisë, por po ashtu dhe të nivelit të punësimit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në raportin e politikës monetare konstatohet se ka një shtesë të kërkesës për kredi, por dhe rritje të interesave që bankat aplikojnë për shuma me më pak se 35 milionë lekë.

Norma në këtë rast është shtrenjtuar me 0.3 për qind. Preferenca për bankat kanë qenë dhënia huave me mbi 140 milionë lekë ku ka dhe një lehtësim të normës së aplikuar.

"Edhe pse kërkesa e kompanive për të marrë para nga institucionet financiare është rritur me 13 për qind, bankat kanë shtrënguar kërkesat, kjo edhe nga pasiguria për kreditë e këqija si pasojë e krizës së prodhuar nga lufta në Ukrainë.

Politikat më të shtrënguara për bizneset u përkthyen edhe në shkallë më të lartë refuzimesh për kredi," thuhet në raport.

Nga ana tjetër për të dytin tremujor, janë rritur me 0.4 për qind normat e interesit për kreditë e individëve  duke shkuar në 6.8%.

Por nëse në tremujorin e parë rritja e interesave ishte e pranishme vetëm për kreditë konsumatore, tashmë ky fenomen ka prekur edhe kreditë hipotekore.

Nga ana tjetër në raport thuhet se nga muaji prill deri në qershor kërkesa për të blerë një banesë ka qenë më e theksuar.