Cristina Kirchner rrezikon burgun, prokurori kërkoi dënimin me 12 vjet për abuzim me detyrën
Zëvëndëspresidentja e Argjentinës, Cristina Kirchner, e cila ka mbajtur edhe postin e kryetares së shtetit akuzohet nga prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës. Prokuroria ka kërkuar 12 vjet burg për politikanen 69 vjeçare, ndërsa vendimi pritet të jepet në fund të këtij viti.

Zëvëndëspresidentja argjentinase Cristina Kirchner rrezikon të dënohet me 12 vjet burg, pasi akuzohet për korrupsion përmes mashtrimit me kontrata në kohën kur ushtronte detyrën si kryetare e shtetit.
Sipas prokurorit publik, Diego Luciani, 69-vjeçarja ka dhënë kontrata në kundërshtim me ligjin për punë publike në çifligun e saj në Patagoni.
Periudha ku po hetohen pasuritë e Kirchner, përfshin kohën kur ajo ishte në detyrë nga viti 2007 deri në 2015 dhe katër vitet e mëparshme kur burri i saj i ndjerë Nestor Kirchner, i cili vdiq në 2010, ishte president.
Hetimet e prokurorisë kanë vërejtur një parregullsi në tendera në një periudhë 12-vjeçare.
“Një sistem autentik i korrupsionit institucional, ka parregullsi sistematike në tenderë gjatë një periudhe 12-vjeçare. Provat tregojnë qartë manovra të paligjshme," deklaroi prokuroi tjetër Sergio Mola, teksa shtoi se zëvëndëspresidentja dhe 12 të pandehurit e tjerë kanë tentuar të mashtronin shtetin përmes diskrecionit te përdorimin e fondeve.
Megjithatë vendimi i gjykatës pritet në fund të vitit.
Skenarët e mundshëm për Cristina Kirchner tashmë duket se janë që ajo të humbasë imunitetin e saj parlamentar dhe vendin në senat në zgjedhjet e ardhshme, ose që Gjykata e Lartë të ratifikojë një vendim përfundimtar duke e shpallur fajtore.
Pak minuta pasi kërkesa e prokurorit publik Diego Luciani u bë publike, zyra e presidentit Alberto Fernandez lëshoi një deklaratë duke dënuar "persekutimin gjyqësor dhe mediatik" të Kirchner.
“Asnjë nga veprimet që i atribuohen ish-presidentes nuk është provuar-deklaroi Fernandez.
vetë Kirchner imohoi akuzat dhe tha se zyra e prokurorisë po kryen ndaj saj persekutim politik. Ndërkohë një grup qytetarësh organizuan të hënën tubime në mbështetje të saj.
Cristina Kirchner është hetuar vitet e fundit në dhjetëra raste të ndryshme për krime si ryshfet, pastrim parash, dëmtim spekulativ të shtetit dhe pengim të ushtrimit të drejtësisë.
