Të ndalosh hyrjen e të gjithë rusëve nuk është ide e mirë, thotë Borrell
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2022, 00:48
"Të ndalosh hyrjen e të gjithë rusëve nuk është një ide e mirë."
Kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell, gjatë një konference për median në Spanjë.
“Duhet të jemi më selektivë”. "Ne nuk duhet t'i hapim derën oligarkëve, natyrisht ... ne duhet të bllokojmë hyrjen e këtyre rusëve," tha Borrell.
“Por ka shumë rusë që duan të ikin nga vendi sepse nuk duan të jetojnë në këtë situatë. Më shumë se 300,000 rusë janë larguar nga vendi i tyre që kur Vladimir Putin pushtoi Ukrainën gati gjashtë muaj më parë, tha Borrell. "A duhet t'ua mbyllim derën këtyre rusëve? Nuk mendoj se është një ide e mirë," shtoi ai
