Pamje të rënda! Tre oficerë policie rrahin barbarisht një burrë, e shtrijnë në tokë dhe e godasin me grushte

Një video tronditëse është publikuar  në rrjetet sociale, ku tre oficerë shihen duke rrahur një të dyshuar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se tre oficerët të zbatimit të ligjit në Arkansas, janë larguar nga detyra, menjëherë pas publikimit të videos së rëndë.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja, njëri nga oficerët e godet në mënyrë të përsëritur burrin në kokë dhe madje ia përplas kokën në trotuar.

Ndërkohë një oficer tjetër e godet me gjunjë pas shpine, ndërsa burri i dhunuar i dyshuari është i shtrirë dhe mbahej nga tre oficerët.

Ndërsa ai qëndron i shtrirë dhe rrihet nga oficerët, burri përpiqet të mbulojë kokën për t’u mbrojtur.

Videoja është parë miliona herë në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime.

Ky nuk është rasti i parë, pasi një rast i tillë  ka qenë edhe ai George Floyd, i cili u vra nga një oficer në vitin 2020.