Vrasja e vajzës ideologut të Putin, Kremlin akuzon si autore një grua nga batalioni Azov
Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 181-të. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Rusia mund të shtojë sulmet ndaj Ukrainës në ditët në vijim.
Ndërkohë, një grup i armatosur ka marrë përgjegjësinë për sulmin në të cilin vajza e ideologut të Putin, Daria Dugina.
Shërbimet e inteligjencës ruse pretendojnë se kanë zbardhur çështjen.
Krimi sipas tyre është përgatitur dhe kryer nga shërbimet sekrete ukrainase dhe se autorja është shtetasja ukrainase Natalia Vovk, e cila thuhet se është pjesë e regjimentit Azov. Nga batalioni, megjithatë e mohojnë këtë gjë.
Ndërkohë, vetëm dy vende të Bashkimit Evropian - Hungaria dhe Austria - nuk i dhanë armë Ukrainës pas pushtimit rus.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në një intervistë të raportuar nga gazeta Ukrainska Pravda.
"Me përjashtim të Hungarisë dhe Austrisë, si një vend neutral, furnizimi me armë në Ukrainë nuk është tabu për asnjë vend evropian, pavarësisht se dikur ishte".
Nga ana tjetër, forcat ruse po përqendrojnë veprimet sulmuese kundër Ukrainës në dy drejtime kryesore, drejt Bakhmut dhe Avdeevsky.
Kështu pohon raporti i fundit i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas të cilit “armiku ka bërë disa përpjekje për të sulmuar, por ka qenë i pasuksesshëm”.
Raporti ditor i shtabit të përgjithshëm jep gjithashtu lajme për bombardimet e reja të artilerisë ruse në zonën e Kharkiv, dhe në veçanti kundër vendbanimeve Odnorobovka, Sosnovka, Tsupovka, Novoe, Zamulovka, Dokuchaevskoye, Pitomnik, Stary Saltov, Bolshaya Rogan dhe Ivashki.
