Morët peng live Luiza Gegën! Mjeranë! Harramsezë! Harram e paçi edhe këtë ditë…

Në ditët e para të muajit gusht, ka ndodhur një nga pengmarrjet më të bujshme në historinë e Shqipërisë.

Pos sot, në ditët e fundit të muajit gusht, kryeministri i Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe nje taborr me ministra të qeverisë, morën peng live, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kampionen e sapo shpallur te Europes ne 3000 metra, Luiza Gegen…

Çdo qytetar i kryeqytetit apo çdo shqiptar, që ka dalë qoftë dhe një herë të vetme për një shëtitje nga Liqeni Artificial e ka parë me sytë e tij ku stërvitet Luiza Gega…

KETU LAJMET MINUTE  PAS MINUTE

Ditën kur kampionia e re e Europës duhet të shijonte më shumë se kurrë lavdinë e sakrificës se saj, duke triumfuar përtej çdo pengese në këtë vend, Luiza Gegën e morën peng, për ta privuar nga shija e krenarisë e të qënit kampion europian në këtë vend.

E morën peng në mënyrën më të shëmtuar, për të perfituar sadopak nga lavdia e saj, nga suksesi i saj, nga sakrifica dhe mundi i saj, nga dashuria që shqiptarët e thjeshtë kanë për kampionen e tyre të sakrificës…

Edhe ditën kur duam të përshëndesim dhe duartrokasim një kampione europe, që na përfaqëson më mirë se askush tjeter.

Na jep shprese dhe besim se ky vend BËHET.

Pa pikën e turpit, faqe gjithë shqiptarëve, e merrni peng dhe shfaqeni para ekraneve duke na detyruar të dëgjojme përrallat dhe kapardisjet tuaja.

Jeni mjeranë.

Shume mjeranë…

Po pse nuk e dimë ne se çfare ka hequr Luiza Gega për të mbërritur këtu ku mbërriti?!

Po pse nuk e kemi parë Luiza Gegën të stërvitet dhe vrapojë në çdo livadh, shteg, asfalt, beton apo skerk të këtij vendi, për t’u bërë kjo që është sot?!

Po pse kemi harruar ne, se si Luiza, fill e vetme ka sakrifikuar, në shi dhe në zhegun e vapës, aty ku nuk ka pista tartani e tapete atletike, sepse qeveritarët, politikanët dhe kryebashkiakët, mbretërit e betonit dhe shkatërruesit barbarë më të mëdhenj të komplekseve sportive të vendit, nuk lanë asnjë centimetër pistë atletike në Tiranë.

Pikërisht në kryeqytetin e vetëm europian, që nuk ka një pistë atletike, por ka kampione europe ne atletikë.

Në kryeqytetin, që sot e nderon Luizën me shumë se askënd tjeter, si kampionia me e re e SAKRIFICES në këtë vend…

Të gjithë shqiptarët e dinë sot më shumë se kurrë, se kampione Europe dhe kampionë e sakrificave të çdo shqiptari për të ecur përpara në këtë vend të keqeverisur, është Luiza Gega dhe jo ju, që e moret peng në ditën më të lumtur të jetës së saj….

Harramsezë, harram e paçi edhe këtë ditë…


(Shenim: Komenti u publikua ne facebook te Artan Hoxhes, titulli editorial)