E përplas makina, humb jetën 54-vjeçari shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku një 54-vjeçar shqiptar ka humbur jetën për shkak të një aksidenti automobilistik.

Mediat greke, bëjnë me dije se shqiptari ishte duke ecur me motoçikletë në momentin që është përplasur nga një makinë.

Si pasojë e plagëve të rëndë shqiptari ka pësuar atak kardiak.

E përplas makina, humb jetën 54-vjeçari shqiptar në Greqi

Pavarësisht ndihmës mjekësore, ishte e pamundur që 54-vjeçari të mbijetonte.