Negociatat në Bruksel, Borrel: Pres nga Kurti e Vuçiç të jenë fleksibël dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve, teksa palët po takohen në Bruksel në rundin e ri të dialogut.
“Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar sërish se është koha të lëvizim drejt normalizimit të plotë. Pres që të dy liderët të jenë fleksibil dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët”, shkroi Borrell në Twitter.
I am convening this morning the High-level Belgrade-Pristina Dialogue meeting.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 18, 2022
Recent tensions in the north of Kosovo have demonstrated yet again that it is time to move forward towards full normalisation. I expect both leaders to be open and flexible to find common ground. pic.twitter.com/T0AhjKd1D3
Ky reagim i tij erdhi pasi ai zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Më pas, nisi takimi trepalësh.
Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.
Ndërkaq, presidenti serb Vuçiç tha se ka shpresë se do të arrihet ndonjë zgjidhje, por shtoi se është “skeptik”.
Started a conversation with @JosepBorrellF about the essential concerns in Kosovo and Metohija. While I am hopeful for some kind of a solution, I remain sceptical. pic.twitter.com/9sktMnKn0S
— Александар Вучић (@predsednikrs) August 18, 2022
Pas këtij takimit trepalësh, mund të ketë përsëri takime dypalëshe, sipas nevojës.