Abazoviç mat forcën/ Të premten votohet mocioni, Gjukanoviç kërkon edhe 5 aleatë

Dritan Abazoviç dhe Milo Gjukanoviç janë duke zhvilluar negociatat e fundit për të vendosur se cili do të votojë mocionin. Mazhoranca në kuvend ka kërkuar shkarkimin e kryeministrit shqiptar menjëherë pasi ai firmosi paktin me kishën serbe. Megjithatë votimi i së premtes do të vendosë nëse kabineti do të vijojë detyrën, apo vendi do të shkojë në zgjedhje të reja

Qeveria e Malit të Zi e drejtuar nga Dritan Abazoviç do të përballet të premten me mocionin e besimit. Deri më tani janë 36 deputetë të partisë demokratike socialiste të Milo Gjukanoviç që kanë kërkuar shkarkimin e kryeministrit shqiptar.

Vendimi i  partisë që ka shumicën në kuvend ka ardhur pas marrëveshjes së nënshkruar me kishën serbe, ku madje Abazoviç shprehur edhe vlerësime historike. Të tjera përplasje janë zhvilluar dhe mbi qëndrimin e tij në “Open Ballkan”, propozim që më herët ka pasur edhe kritika të Gjukanoviç.

Megjithatë votimi i së premtes do të vendos nëse Abazoviç do të ketë mbështetjen e shumicës së parlamentit apo do të duhet që mali i zi ti drejtohet edhe një herë zgjedhjeve të reja ku palët do të duhet të masin forcat.

Deri më tani janë partitë e minoriteteve që nuk kanë dhënë qëndrimin e tyre, kur Gjukanoviç është në kërkim edhe të 5 votave të tjera.