“Mos u shqetësoni, ne jemi këtu!” Grafite serbe në veri të Mitrovicës në përgjigje të Stoltenberg

Grafite në gjuhën serbe ku shkruhej “Mos u shqetësoni, ne jemi këtu, po presim” u shfaqën të mërkurën në veri të Mitrovicës.

Ato erdhën si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimeve me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se forcat paqeruajtëse të KFOR-it janë të gatshme të ndërhyjnë nëse rrezikohet qëndrueshmëria në Kosovë, ndërsa u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të parandalojnë përshkallëzimin e tensioneve.

Grafite të ngjashme ishin shkruar edhe më herët në rrugët e Mitrovicës së Veriut, por edhe në komunat tjera në veri të Kosovës, por tani për herë të parë u shfaq nënshkrimi “Brigada e Veriut”.

“Mos u shqetësoni, ne jemi këtu!” Grafite serbe në“Mos u shqetësoni, ne jemi këtu!” Grafite serbe në