Cristiano Ronaldo kërkon durim: Prisni dhe do të mësoni gjithë të vërtetën…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2022, 08:51
Sagës së Cristiano Ronaldos i shtohet një tjetër kapitull interesant, reagimi i sulmuesit në rrjetet sociale ku premton se shumë shpejt do të zbardhet e gjithë e vërteta e momenteve delikate të bashkëjetesës së tij me Manchester United nga ku kërkon të largohet me çdo kusht.
Tabloidet britanike shkruajnë se gjatë ditëve të fundit, skuadra ka dalë kundër luzitanit dhe tekave të tij, duke e detyruar madje atë të drekojë i vetëm në qëndrën stërvitore të Carrington.
“Do ta mësoni të vërtetën në një intervistë që do të jap pak javë më vonë. Mediat po gënjejnë. Kam grumbulluar në një arkiv rreth 100 lajme nga të cilat vetëm 5 janë të vërteta. Ndiqeni këtë këshillë”, shkruan CR7 në profilin e tij zyrtar në Instagram.

