Shefi i Pfizer infektohet me koronavirus, po trajtohet me Paxlovid
Drejtori Ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, u diagnostikua pozitiv me koronavirus.
Shefi i kompanisë farmaceutike Pfizer njoftoi se ka marrë katër doza të vaksinës dhe po trajtohet me pilulën antivirale Paxlovid.
Postimi i tij:
"Ju bëj me dije se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam mirënjohës që kam marrë katër doza të vaksinës Pfizer-BioNTech dhe ndihem mirë, ndërkohë që kam simptoma shumë të lehta. Unë jam izoluar dhe kam filluar një trajtim me Paxlovid.
Ne kemi arritur aq larg në përpjekjet tona për të luftuar këtë sëmundje saqë kam besim në një shërim të shpejtë. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për përpjekjet e vazhdueshme të kolegëve të mi në Pfizer, të cilët kanë punuar për të vënë në dispozicion vaksinat dhe trajtimet për mua dhe për njerëzit në mbarë botën.
Paxlovid nuk është i licencuar, por është miratuar për përdorim urgjent nga FDA për trajtimin e COVID-19 të butë deri të moderuar te pacientët me rrezik të lartë 12+, me peshë të paktën 40 kg, me rezultate pozitive të testit viral SARS-CoV-2".

