Policia sekuestron armën me të cilën u plagos inspektori i IMT-së
Policia e Tiranës ka njoftuar për arrestimin e 55-vjeçarit Qani Muça, i cili qëlloi me armë zjarri inspektorin e IMT-së gjatë aksionit të këtij të fundit në objektin e Muçës me fadromë.
Sakaq bëhet me dije se është sekuestruar dhe arma me të cilën u plagos inspektori i IMT-së
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. M., banues në Tiranë, pasi pasditën e djeshme ka plagosur me armë zjarri shtetasin I. G. (punonjës i IMT-së), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer krimin”, njofton policia.
Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme (13 gusht 2022) rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo.
Insketori Ilirjan Gavelli, 52 vjeç, u qëllua me armë zjarri në barg nga Muça.
Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
