Korça me aeroport sportiv, nisin punimet

Së shpejti Korça do të ketë një aeroport sportiv.

Punimet në Fushën e Avioacionit në Lumalas tashmë kanë nisur.

Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo teksa inspektoi punimet tha se ky investim synon të tërheq turistë të shumë.

Sotiraq Filo: Ka qenë një prej projekteve të bashkisë e cila synon të shtojë një produkt të ri turistik siç janë portet e aventurës që lidhen me fluturimet. Është e rëndësishme të them s enjë prej përdorimeve të aeroportit do të jetë dhe në rastet e emergjencave.

Kryebashkiaku tha se brenda tetorit në këtë aeroport synohet të mbahet edhe aktiviteti i parë sportiv.

Sotiraq Filo: Ka shumë interes nga shoqata të ndryshme të të apasionuarve pas fluturimit në vendet fqinje për ta shfrytëzuar këtë aeroport.

Projekti për ndërtimin e aeroportit të Lumalasit kap një vlerë investimi 25 milionë euro, dhe pritet t’i “rikthejë’ Korçës aeroportin pas gati 90 vitesh.