Abazoviç dënon krimin në Cetinje: Një tragjedi, të gjithë qytetarët e Malit të Zi të jenë me familjet e viktimave

Në vendbanimin Cetinje të Medovinës, në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë, kanë mbetur të vrarë 11 persona, ndërsa gjashtë janë lënduar, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë, kanë konfirmuar për Shërbimin Publik nga Drejtoria e Policisë.  Nw sulm ka

Tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilës sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë. Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë.

4 të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Qendra Emergjente e DK-së tha për TVCG se një burrë është pranuar me lëndime të rënda në kokë dhe gjoks. Tre pacientë u desh të dërgoheshin me urgjencë në sallën e operacionit dhe lëndimet ishin mjaft të rënda.

Mediat vendase raportojnw se sulmuesi është një 34-vjeçar.

Nga dëshmitarët okularë në vendngjarje mësojmë se sulmuesi ka kaluar nëpër lagje dhe ka qëlluar rastësisht mbi qytetarët që ndodheshin aty rastësisht.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Kryeqytetit të Cetinjës”, tha Abazoviç në Telegram.

Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00 në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë dhe mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.