"Po përgasin likuidimin e serbëve në Veri", Kurti i përgjigjet Vuçiç: Kur bëhet fjalë për dhunë, flasin për vete, jo për Kosovën

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot mbi deklaratën e bërë nga presidenti serb Vuçiç se Kosova po përgatitte likuidimin e serbëve në veri.

Në deklaratën e tij ai theksoi se kur bëhet fjalë për dhunë, ata flasin për veten e tyre dhe jo për Kosovën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas tij, në emër të saj flasin vetëm institucionet.

“Kur ata flasin për dhunë, kur ata flasin për vrasje, flasin për vete, flasin për imagjinatën, mendimet dhe planet e tyre, nuk flasin për Republikën tonë.

Për Republikën tonë, flet Qeveria e Republikës së Kosovës, flasin institucionet e shtetit tonë.

Dita e 1 gushtit do të shkonte tërësisht paqësore dhe do të ishte dita e parë e punës, javës e muajit të tetë të vitit, mirëpo më 31 korrik, u ngritën ato barrikada prej njerëzve të cilët kishin nxitur, planifikuar, përgatitur e financuar strukturat ilegale që u bënë banda kriminale nëpër rrugët në veri të Kosovës.

Pra, kur ata flasin nuk janë duke folur për neve por janë duke folur për vete. Ne jemi për paqe, për siguri, për stabilitet afatgjatë dhe na duhet që me shtetin tonë, jo vetëm ta mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial, por edhe demokracinë, kushtetutshmërinë, sundimin e ligjit, dhe kurrë nuk bën ta harrojmë, progresin”, deklaroi Kurti.