Greqi, vendimi i parë gjyqësor në favor të një punonjësi shëndetësor të pavaksinuar
Gjykata Administrative e Apelit në Tripoli të Greqisë pranoi kërkesën për pezullimin e një punonjëse të pavaksinuar të Spitalit të Përgjithshëm të Korintit.
Me kërkesën e saj, ajo kërkoi pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Guvernatorit të Spitalit, i cili i vendosi masën e veçantë të pezullimit të detyrës për shkak të mos vaksinimit.
Sipas vendimit, Spitali detyrohet t'i paguajë gjysmën e pagës mujore neto për të gjithë periudhën e pezullimit.
Ky është vendimi i parë i gjykatës mbarëkombëtare që shfajëson një punonjës shëndetësor të pavaksinuar.
“Zougla” kontaktoi me z. Alexandros Gurgiotis , avokat nga Korinthi, i cili trajtonte çështjen e punonjëses, nënë e katër fëmijëve të mitur, paga e së cilës nga puna në Spital ishte e vetmja e ardhur e saj.
Me vendimin e marrë nga Gjykata Administrative e Apelit të Tripolit ajo hap rrugën gjyqësore për shfajësimin e pjesës tjetër të kolegëve të saj të pezulluar gjatë gjithë kësaj kohe.

