Masakër në Mal të Zi, i riu vret 10 persona dhe plagos 6 të tjerë pas konfliktit familjar/ Ekzekutohet nga policia

Masakër në Mal të Zi, i riu vret 10 persona dhe plagos 6 të

Një masakër e vërtetë ka ndodhur pasditen e 12 gushtit 2022 të Çetinjë të Malit të Zi, ku 11 persona janë vrarë më armë zjarri dhe 6 të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë, raportojnë mediat vendase.

Mësohet se tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas të cilit sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë duke vrarë 10 persona dhe plagosur 6 tën tjerë. Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë dhe në përleshje ka mbetur i vrarë.

4 të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Sipas informacioneve jozyrtare, sulmuesi është një 34-vjeçar, i cili ka qëlluar edhe mbi fëmijët.

Ajo pjesë e qytetit u bllokua, u shtua prania e policisë dhe u mblodhën një numër i madh i qytetarëve të Cetinjës.

Nga dëshmitarët okularë në vendngjarje mësohet se sulmuesi ka kaluar nëpër lagje dhe ka qëlluar rastësisht mbi qytetarët që ndodheshin aty rastësisht.