Gjen portofolin me euro e ia kthen pronarit

Dy qytetarë të Skenderajt, në dy raste të ndara kanë gjetur para gjatë dy ditëve të fundit dhe i kanë dorëzuar ato në polici për ti kthyer te pronarët e tyre.

Dje me datë 10.08.2022, qytetari Valdrin Fazliu në një vendparkim të qytetit kishte gjetur një kuletë me një sasi të konsiderueshme të parave dhe dokumente personale.

Ai dorëzoi kuletën në polici në mënyrë që kuleta me paratë dhe dokumentacioni ti ktheheshin pronarit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia identifikoi pronarin dhe më pas kuleta iu kthye atij.

Ndërsa dje, 11 gusht 2022, gjatë shërbimit në një farmaci, një qytetari i kishin rënë një sasi  parash. Pronari i barnatores Xhevat Abazi kishte gjetur paratë dhe menjëherë kishte njoftuar policinë dhe i kishte dorëzuar paratë policisë për ta identifikuar pronarin.

Policia në këtë rast është proces të identifikimit të pronarit që më pas paratë ti kthehen atij.