NATO ‘ul gjakrat’ Kosovë-Serbi/ Stoltenberg takime të ndara me Vuçiç dhe Kurtin, një ditë para takimit me Borrell

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg të premten njoftoi se do të takonte kryeministrin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në takime të ndara një ditë përpara se dy liderët të takohen me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikën e Jashtme, Joseph Borrell në Bruksel.

Stoltenberg fillimisht do të takohet me liderin serb dhe më pas me zotin Kurti, ndërsa pas takimeve do të mbajnë konferencë për medie.

Takimi i paplanifikuar më herët vjen tri javë pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës mes minoritetit serb dhe Njësive Speciale të Prishtinës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kryeministri Kurti nuk do të bëjë asnjë hap pas sa i përket reciprocitetit me palën serbe.

Nga 1 shtatori serbët e veriut të Kosovës do të duhet të marrin letërnjoftimet e identifikimit shtesë në doganat kosovare si dhe të konvertojnë targat e lëshuara në Serbi në sistemin RKS.

Për këtë Kurti është zotuar se në Bruksel do të tentohet shkuarja përpara e dialogut, pasi reciprociteti për Prishtinën është një kapitull i mbyllur.

Serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht bllokuan rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Brnjak në kundërshtim të vendimeve të qeverisë kosovare për reciprocitetin.

Më 31 korrik NATO tha se misioni i saj në Kosovë KFOR ishte i përgatitur për të ndërhyrë nëse do të rezikohej stabiliteti në vend.