Ndotje alarmante në Ballsh, në rezervuarin e fshatit Kesh derdhet naftë

Mbetjet hidrokarbure janë kthyer në një shqetësim real në Ballsh të Fierit. Një rezervuar i fshatit Kesh është kthyer në mbledhës të mbetjeve hidrokarbure, që më pas shpërndahen në përrenj e lumenjë, ndërsa ekspertët ngrenë alarmin për ndotje të madhe.

Në ish rezervuarin e fshatit Kash në Ballsh prej vitesh tashmë derdhen mbetjet hidrokarbure të kompanive që operojnë në nxjerrjen e naftës.

Mbetjet hidrokarbure kanë zënë një sipërfaqe prej rreth 9000m2 duke nxjerrë jashtë funksionit shumë toka bujqësore që ndodhen pranë rezervuarit.

"Ambienti këtu është shumë i ndotur. Këto fluidet e ngurta e mbetjet kanë shkrirë nga temperaturat e larta," tha eksperti Qani Rredhi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Banorët jashtë kamerave tregojnë se ndotja ka arritur nivelet alarmate.

Era e rëndë dhe rrezikshmëria e sëmundjeve sidomos në temperatura të larta ka bërë që banorët të largohen edhe nga banesat.

Kreu i shoqatës ambientaliste 'Zharrëza' Qani Rredhi shprehet se mbetjen dikrokarbure shkarkohen nga dekantimi i naftës i kompanisë 'Albpetrol' në fshatin Kash.

Më pas nëpërmjet përrenjve vijnë në këtë ish rezervuar duke shkaktuar ndotje.

"Kjo bëhet vërtet shqetësuese. Me qindra metër kubë naftë derdhen në përrua dhe përfundojnë në ujëmbledhësin e fshatit," thotë ai.

Sipa Rredhit situata bëhet edhe më alarmante pasi këto mbetje derdhet në lumenj e më pas në det duke rritur dyfish nivelin e ndotjes. 

Shoqata ambientaliste ' Zharrëza ' ka kryer disa herë denoncime pranë kompanisë në lidhje me ndotjen, por sipas Qani Rredhit kompania Albpetrol edhe ska marrë asnjë masë.

"Disa herë e kemi ngritur si shqetësim pranë kompanisë Albpetrol. Nuk shikojmë asgjë, përkundrazi gjërat sa po vijnë e po përkeqësiohen," tha ai.

Dikur ky rezervuar shërbente për vaditjen e tokave bujqësore të disa zonave në Ballsh e ndërsa sot është bërë një vend depozitimi për mbetjet hidrokarbure.