SPAK shpall moskopetencë për dosjen e kokainës së "Alba Exotic", dosja i kalon Prokurorisë së Durrësit
Kompani e bananeve "Alba Exotic" ku në kontenieren e saj u gjetën plot 6 herë kokainë nuk do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. Kjo e fundit ka shpallur moskopetencë për dosjen duke ia dorëzuar Prokurorisë së Durrësit.
Gjatë shqyrtimit të dosjes mësohet se hetuesit nuk kanë gjetur prova të një grupi të strukturuar kriminal ndaj dhe trajtimin me mëtejshëm të çështjes do ta ketë prokuroria e rrethit ku dhe u konstatua krimi.
Gjykata e Posaçme në 13 korrik i dha SPAK tre muaj kohë për hetimin e trafikut të kokainës së kapur në konetnierët me banane të kompanisë Alba exotic Fruit.
Afati u la deri më 13.10.2022 pasi SPAK deklaroi se po priste një letërporosi nga Holanda dhe Ekuadori.
Për këtë çështje pas hekurave vijojnë të qëndrojnë vetëm vëllezërit Bajron Gumeni dhe Eduard Dauti me akuzën e trafikimit të lëndëve norkotike, të cilët tashmë do hetohen nga Prokuroria e Durrësit.
Të akuzuarit deri më tani kanë mohuar të kenë pasur dijeni për lëndën narkotike dhe deklarojnë se merren me fruta dhe jo me trafikun e kokainës.
Në harkun kohor të 3 viteve në kontejnerët e Alba Exotik janë kapur 6 sasi të ndryshme me kokainë. Aktulaisht kompani në fjalë vijon të jetë në sekuestro.
Hera e fundit që u kapën kokainë mban datën 12 tetorit 2021, ku u kapën 10 kilogramë kokainë.
Emri i kësaj kompanie e cila si përshkrim ka blerjen e frutave ekzotike rezulton edhe në shtetin grek ku në Portin e Pireut i kapen 137 kg kokaine që u zëvendësua me oriz.
Gjatë hetimeve rezultoi se pronarët nuk kishin lidhje më të ngarkesë.
