Dibër/ Babë e bir kapen në flagrancë duke kultivuar kanabis

Babë e bir janë arrestuar ditën e sotme nga policia në Dibër, pasi në një zonë të pyllëzuar kishin kultivuar kananbis.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Si rezultat  në një zonë të pyllëzuar në kodrën e Lejçanit, kanë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. 

Nga veprimet rezulton se autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit M. S., 70 vjeç, dhe E. S., 39 vjeç,  banues në Bulqizë (babë e bir), të cilët janë arrestuar në flagrancë," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.