DOSJA HABILAJ/ Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode sillet në Tiranë, nesër del në Gjykatë

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka njoftuar SPAK per arrestimin e ish shefit te Dhermiut Sokol Bode.

Ky i fundit, aktualisht ndodhet në ambinetet e drejtorisë së Policisë Tiranë, nderkohe që nesër pritet ai te dalë përpara gjykatës për tu njohur me vendimin e dënimit me 8 vite burg dhënë në mungesë ndaj tij.

Ai u dënua si pjesë e grupit të Habiljajve, ku sipas SPAK ata janë vëzhguar e përgjuar duke ngarkuar me drogë peshkaregjën Fatmia, me qëllim trafikimin e saj drejt Italisë.

Ai u arrestua mbrëmjen e 11 gushtit 2022 në banesë në lagjen "Uznovë e Madhe" në Berat.

Ish-shefi i Policisë  në Dhërmi kishte vetëm 4-ditë që ishte kthyer në Berat nga Britania e Madhe ku dyshohet se jetonte që nga koha që emri i tij u përfol si anëtar i organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Kur forcat e policisë kanë hyrë në banesën e Sokol Bodes, e kanë gjetur të shtrirë në divanin e sallonit të tij dhe mësohet se i shumëkërkuari nuk ka bërë rezistencë.

Pas futjes së policisë në banesë, nëna e Bodes ka shpërthyer në lot, ndërkohë që ish-shefi i policisë e ka qetësuar duke i thënë "Qetësohu se kjo dihej".