Tedi Blushi: Tirana po bëhet çdo ditë dhe më e pabanueshme

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi denoncon faktin që Tirana është kthyer në një nga qytetet më të vështira për të jetuar, me kushte të papërballueshme.

“Tirana po bëhet çdo ditë dhe më e pabanueshme. Çmimet stratosferike, taksat e larta, gjobat abuzive, korrupsioni i Bashkisë me djegësat fiktivë, mungesa e shërbimeve cilësore të administratës lokale, uji i papijshëm, betonizimi dhe ndërtimet pa kriter, zhdukja e hapësirave publike, si dhe transporti publik skandaloz e kanë kthyer Tiranën në një nga qytetet më të vështira për të jetuar, me kushte të papërballueshme! “ shkruan Blushi në një postim në facebook.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në konferencën e djeshme për shtyp Ish Presidenti, kreu i PL-së, Ilir Meta tregon se Tirana është prioritet i tij, por pa dhënë përgjigjen përfundimtare nësë kryeqyteti mundtë jetë bashkia që e josh Ilir Metën për zgjedhjet vendore.

“Me kryeqytetet europiane, Tirana sot konkurron vetëm me çmime, por jo me shërbime dhe cilësi të jetesës!Më keq nuk ka ku të shkojë! Qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë dhe zëri i tyre duhet dëgjuar me përulësi!” e mbyll postimin e tij Blushi.