Sherri për macen për pak sa nuk përfundoi në tragjedi
Sherri për macen për pak sa nuk I ka kushtuar jetën një 48-vjeçarje në Itali.
Marina Viassone, është shtruar në terapi intensive në spitalin Maggiore në Kremones pas plagëve të marrë pasi u plagos nga bashkëshorti.
Gjatë një grindje mes tyre për menaxhimin e maces burri e ka goditur me thikë gruan 48-vjeçarje.
Bashkëshorti i saj u arrestua për tentativë vrasje.
Ngjarja ka ndodhur gjatë fundjavës në Ostiano, në provincën e Kremonës, në shtëpinë e çiftit. Në pranga ka përfunduar Carmelo Marino, 56 vjeç me origjinë siciliane.
Ai ka qenë dhe me precedent të mëparshëm penal.
Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar për Carmelo Marino në prani të avokatit ai u shpreh se ka debatuar me gruan për macen. Gruaja donte ta mbante në shtëpi ndërsa burri nuk dëshironte.
Në konflikt e sipër ai kapi thikën dhe plagosi gruan.
