Italiani vret shitësin ambulant, nigeriani u godit me patericë dhe më pas u mbyt me duar se kërkoi lëmoshë

Italia është tronditur nga vrasja e nigerianit Alika Ogorchukwu, 39 vjeç, në qytetin Civitanova Marche në Italinë qendrore.  Ngjarja u regjistrua të premten, 29 korrik.

Viktima, i cili ishte një shitës ambulant, u rrah me patericën që ai mbante dhe më pas u mbyt me duar nga Filippo Claudio, 32 vjeç.

Në fillim, vrasësi pretendoi se burri nigerian (i paaftë pas një aksidenti automobilistik) ngacmoi të fejuarën e tij. 

Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje, u zbulua se kjo nuk ndodhi dhe se Ogorchukwu i kishte kërkuar para.

Bëri bujë fakti që ndërkohë që shumë banorë të Civitanovës filmonin skenën me celularët e tyre, askush nuk ndërhyri për të ndalur dhunën vrasëse të 32-vjeçarit.

Të gjitha forcat politike në Itali, nga e djathta ekstreme tek e majta italiane, e dënuan pa asnjë hezitim këtë vrasje barbare.

Rreth njëqind nigerianë që jetojnë në zonën e gjerë, u mblodhën pasdite në vendin e vrasjes dhe shprehën hidhërimin dhe indinjatën e tyre që asnjë dëshmitar okular nuk u përpoq të ndihmonte bashkatdhetarin e tyre fatkeq.

E shoqja e tij duke folur për mediat mes lotëve, tha:

“Tani dua vetëm drejtësi për burrin tim!”

Ndërkohë vrasësi i ka kërkuar falje familjes përmes avokatëve të tij.

 Ndërkohë, Rajoni i Marche njofton se do të kërkojë të bëhet palë civile në gjyqin për vdekjen e Alikas.

Këtë e bëri të ditur presidenti i Rajonit, Francesco Acquaroli, duke nënvizuar se “ne kemi qenë gjithmonë një komunitet mbështetës, gjithëpërfshirës dhe duam të mbetemi të tillë, me angazhimin e të gjithëve”.

Italiani vret shitësin ambulant, nigeriani u godit me patericë dheItaliani vret shitësin ambulant, nigeriani u godit me patericë dhe