Presidenti Joe Biden rezulton sërish pozitiv me Covid-19
Presidenti Joe Biden ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën.
Mjeku i tij tha se ai nuk po përjeton asnjë simptomë, por se do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë.
Biden gjithashtu lajmin e ka bërë të ditur dhe përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter.
"Njerëz, sot dola sërish pozitiv për COVID. Kjo ndodh me një pakicë të vogël njerëzish. Nuk kam simptoma, por do të izolohem për sigurinë e të gjithëve rreth meje. Unë jam ende në punë dhe së shpejti do të kthehem në rrugë.", shkruan Biden.
Folks, today I tested positive for COVID again.
— President Biden (@POTUS) July 30, 2022
This happens with a small minority of folks.
I’ve got no symptoms but I am going to isolate for the safety of everyone around me.
I’m still at work, and will be back on the road soon.
