Greqi/ U hodh para makinës teksa ishte në ecje, ariu në gjendje të rëndë (VIDEO)
Nga Ora News Përditësimi i fundit 28 Korrik 2022, 09:08
Një ari është hedhur sipër një makine në Greqi ndërkohë që ajo ishte në ecje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në km 1 të Grevenës – Kozani, kur ariu u hodh para saj, ndërsa brenda saj ishin tre persona.
Një grua është lënduar lehtë në sy dhe është dërguar në spitalin e Grevenës për mjekim.
Siç raportojnë mediat greke automjeti ka pësuar dëme të rënda materiale nga përplasja, ndërsa kafsha është plagosur shumë rëndë.
