Princesha e Kurorës Elisabeth e Belgjikës, në stërvitje ushtarake

Ajo është vetëm 20 vjeçe dhe do të bëhet mbretëresha e parë e Belgjikës pas babait të saj, mbretit Philippe.

Përgatitjet për kurorëzimin e trashëgimtares së fronit belg, princeshës Elisabeth, kanë nisur që kur ajo ishte në moshë të vogël. Ishte vetëm nëntë vjeç, kur ajo mbajti fjalimin e saj të parë në hapjen e një spitali për fëmijë.

Ndërkohë gjatë këtij muaji ajo është duke kryer stërvitje ushtarake, siç mund ta shihni në fotot e publikuara nga pallati belg, ku shihet Princesha Elizabeth me kamuflazh, bojë fytyre, duke mbajtur një armë dhe duke u stërvitur në kampin veror të Akademisë Ushtarake Mbretërore.

Trajnimi zhvillohet gjatë gjithë korrikut dhe u mundëson të trajnuarve të fitojnë aftësi dhe njohuri në teknikat e patrullimit dhe udhëheqjes. Përveç kësaj, pjesëmarrësit testohen se si mund të menaxhojnë stresin dhe lodhjen gjatë ushtrimeve rraskapitëse në terren.

Princesha u diplomua nga Akademia në vitin 2021 pasi studioi për një vit shkencat sociale dhe ushtarake. Ajo aktualisht është e regjistruar në Lincoln College, Oxford. Së fundmi u njoftua se vëllai i saj më i vogël, Princi Gabriel, gjithashtu do të ndjekë gjurmët e saj në kolegjin ushtarak.

 

Princesha e Kurorës Elisabeth e Belgjikës, në stërvitjePrincesha e Kurorës Elisabeth e Belgjikës, në stërvitjePrincesha e Kurorës Elisabeth e Belgjikës, në stërvitjePrincesha e Kurorës Elisabeth e Belgjikës, në stërvitje